Ish-komandanti suprem i NATO-s Wesley Clark, në një intervistë për Klan News tha se dënimi i ish-krerëve të UÇK-së ishte ofendues.
Clark theksoi se Hashim Thaçi nuk mund të kontrollonte se çfarë ndodhte në luftë.
Ai nënvizoi se populli shqiptar kishte të drejtë të rebelohej kundër pushtuesit serb.
Wesley Clark: Asnjëherë nuk më janë treguar prova për atë që mund të kishte bërë Thaçi.
Unë e kam takuar dy herë Hashim Thaçin gjatë konfliktit në Kosovë. Ai nuk ishte udhëheqësi, Agim Çeku ishte drejtuesi. Hashim Thaçi fliste gjermanisht, ai nuk kontrollonte përditë se çfarë ndodhte në luftime. Pas luftës, askush nuk kontrollonte dot se çfarë ndodhte. Pas luftës, mund të ketë pasur të kthyer shqiptarë, që mund të ketë bërë ndonjë gjë nga ajo që iu kishte ndodhur.
Shqiptarët e kanë pasur të drejtën e rebelimit. Por gjykata thoshte se dikush u vra dhe se dikush duhet të merret përgjegjës për këtë vrasje. Kjo ka qenë diviza e gjykatës. Vendimi është ofendues.
Në Iran ka njerëz që janë të rebeluar kundër regjimit. Nëse atje prsh njerëzit rebelohen kundër regjimit dhe ka ndonjë vrasje, atëherë dënoheshkan? Kur e thashë këtë në Hagë, ata më ndërprenë dhe nuk e kuptova se përse e bënë këtë.






