Fituesja e Big Brother VIP Albania 3, Egla Ceno, ka reaguar publikisht pas skandalit të fundit që ka përfshirë disa personazhe të njohura të showbiz-it shqiptar.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ceno ka dënuar publikimin e videove intime, duke e cilësuar atë si një formë poshtërimi dhe dhune ndaj grave që shfaqen në këto materiale.
Ajo ka treguar gjithashtu se ka komunikuar me njërën prej grave të përfshira në këtë situatë, së cilës i ka ofruar mbështetjen e saj, ndërsa ka folur edhe për reagimet dhe komentet në rrjetet sociale.






