7.6 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Weber thotë se për “ta parandaluar votën negative”, Kosova s’do të vendoset fare në agjendën e Këshillit të Ministrave

- Advertisement -

Bodo Weber, bashkëpunëtor i lartë i Këshillit joqeveritar për Politikat e Demokratizimit në Berlin, në një përgjigje për Radio Evropa e Lirë, ka thënë se Kosova mund të mos futet fare në agjendë të Komitetit të Ministrave në të cilin pritej të votohet për ose kundër anëtarësimit të Kosovës.

Me këtë veprim, sipas tij, do të shmangej vota kundër anëtarësimit.

“Me këtë do të parandalohej një votë negative, domethënë një votë e pasuksesshme”, thotë Weber.

Kontekst: Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar se shteti po përballet me një kusht të ri për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, e që është Asociacioni.

Këto deklarata ai i bëri në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës.

“Pas tërë këtij rrugëtimi të shoqëruar me progres të vazgdueshëm për të drejtat e njeriut, demorkacinë dhe sundimit ligjin, vlerësimet e KIE-së, këto javë u përballëm me një kusht të ri i cili nuk ka të bëjë me standradet e naëtarësimit në organizatë. Pas kushtit që të zbatohet njëaktgjykim i Gjykatës Kushtetuese, në dëgjuam që ka kryeqytete që po kushtëzojnë finalizimin e procesit me dërgimin e një dokumenti në Kushtetuese.” – u shpreh ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit