22.6 C
New York
Monday, May 20, 2024

Buy now

Një rrugë në Berlin do të marrë emrin e Ibrahim Rugovës

- Advertisement -

Ambasador i Kosovës në Berlin, Faruk Ajeti, ka bërë me dije se shumë shpejt një rrugë në Berlinit do të emërtohet me emrin e ish-presidentin të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Ai ka thënë se një gjë e tillë po përkrahet edhe nga Sekretari i Shtetit për Çështje Federale, Evropiane dhe Ndërkombëtare në landin e Berlinit, Florian Hauer.

Këtë të fundit ai e ka falënderuar në profilin e tij në “Facebook”.

“Një takim tepër i frytshëm me Florian Hauer, Sekretar i Shtetit për Çështje Federale, Evropiane dhe Ndërkombëtare në landin e Berlinit. Diskutuam mbi ide konkrete të bashkëpunimit me theks të veçantë në fushat e politikës, ekonomisë dhe kulturës, për të forcuar më tej marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet 🇽🇰 dhe 🇩🇪. Falënderoj Sekretarin e Shtetit Hauer për mbështetjen e tij që një rrugë në qyetin e bukur të #Berlinit të emërtohet me emrin e Presidentit Rugova”, ka shkruar Ajeti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit