7.2 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

Weber: Fshehtësia e bisedimeve Kosovë-Serbi po shkakton kriza të reja

- Advertisement -

Fshehtësia e hollësive në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga përfaqëusesit e vendeve më të fuqishme përëndimore tregon se procesi i dialogut është ende nën bllokadë, ka thënë eskperti i çështjeve të Ballkanit, Bodo Weber, raporton REL.

Weber i cilui është bashkëpunëtor në Këshillin për Politika Demokratizimi në Berlin, thotë se problemi i negociatave është se ato po zhvillohen pas dyerve të mbyllura, derisa “ka ende rezistencë në lidhje me propozimin evropian ose planin franko-gjerman”.

Për sa kohë që prapavija e kësaj qasje është e mbyllur për publikun, është vështirë të thuhet në ka ose jo ndonjë dinamikë, ndonjë plan që servohet brenda një afati të caktuar, ose nëse e tëra është thjesht një përpjekje për t’ua ofruar palëve, në mënyrë që të ketë progres në proces”, ka thënë Weber.

Kujtojmë se plani franko-gjerman nuk është bërë ende publik, por se publikimi i saj ishte thënë të ishte çështje muajsh.

Zv/kryeministri Besnik Bislimi pati thanë se Kosovës i është thënë të mos e bëj publike atë që të mos minohet procesi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit