8.7 C
New York
Saturday, April 27, 2024

Buy now

Reçica dhe Gjoshi, në Francë: Me veprimtarë të Lionit për vazhdimësinë e proceseve për forcimin e shtetit të Kosovës

- Advertisement -

 

Kryetari i Komisionit për Organizimin e Partisë Demokratike të Kosovës në Mërgatë, njëherësh deputet i kësaj partie, Elmi Reçica dhe anëtari i kryesisë Betim Gjoshi, po qëndrojnë në Lion të Francës, ku janë takuar me veprimtarë të ndryshëm që jetojnë e punojnë në këtë shtet për të nisur përgatitjet për formimin e Degës së PDK-së në Francë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Reçica ka shkruar kanë bashkëbiseduar për “sfidat dhe sukseset e arritura në fushat ku ata veprojnë si dhe për vazhdimësinë e proceseve të rëndësishme në të mirë të zhvillimit dhe forcimit të shtetit të Kosovës”.

Deklarata e plotë e deputetit Reçica:

Në Lion të Francës, kënaqësi të jem në zyrën e veprimtarit dhe biznesmenit të suksesshëm Ferat Bislimi, për të bashkëbiseduar me mërgimtarët tanë, veprimtarë e biznesmen të dalluar, për sfidat dhe sukseset e arritura në fushat ku ata veprojnë si dhe për vazhdimësinë e proceseve të rëndësishme në të mirë të zhvillimit dhe forcimit të shtetit të Kosovës.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=768773237940369&set=pcb.768773451273681

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit