9.8 C
New York
Saturday, April 20, 2024

Buy now

Wear OS 4, sistemi operativ i orëve të mençura të Samsung dhe Google do të sjellë më shumë aplikacione

- Advertisement -

Përderisa Wear OS 3 i Google nuk ishte i integruar në shumë orë të mençura, prodhuesi i telefonave Android prezantoi gjeneratën e ardhshme – Wear OS 4.

Ky softuer do të lansohet më vonë gjatë vitit, dhe ofron më shumë aplikacione dhe menaxhim të përmirësuar të baterisë.

Wear OS 4 sjellë integrim të përmirësuar të Google Home me më shumë opsione të kontrollit mbi pajisjet e lidhura.

Google gjithashtu ka konfirmuar se do të ketë më shumë funksionalitet për aplikacionet e saja Google Workspace, Gmail dhe Google Calendar.

Tani do të keni mundësi të përdorni dy të preferuarat e Workplace nga ora juaj Wear OS 4, t’u përgjigjeni shpejt mesazheve në Gmail dhe të konfirmoni pjesëmarrjet për ngjarjet e edhe të përditësoni punët në “Calendar”, raporton GSM Arena, përcjell Telegrafi.

Zhvilluesit e palëve të treta janë gjithashtu në bord me WhatsApp duke ofruar aplikacionin e parë të orës me enkriptim nga fillimi në fund, përgjigjet me zë dhe thirrjet. Spotify po sjell përditësim për qasje më të lehtë në këngët dhe podkastet tuaja të preferuara.

Google nuk ka publikuar informacion zyrtar se me cilën orë inteligjente do të debutojë Wear OS 4, por pritet që seria e gjeneratës së ardhshme Galaxy Watch 6 të Samsung të jetë e para në linjë.

Ne presim të shohim Wear OS 4 në orën e ardhshme Pixel, si dhe modele të tjera nga prodhues të tjerë të pajisjeve Android.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit