9.8 C
New York
Saturday, April 20, 2024

Buy now

Ëmbëlsirë me niseshte, receta e veçantë me shije unike

- Advertisement -

Ëmbëlsirat gjithmonë i japin një tjetër pamje dhe shije drekave apo darkave në familje,

AgroWeb.org ka publikuar një numër të madh recetash në mënyrë që që të gjithë lexuesit e tij të gjejnë diçka që u pëlqen.

Sot ama kjo recetë vjen nga një lexuese e jona, nga veçantia e recetës zgjodhëm që ta publikonim edhe për ju.

Duke qenë se kërkon goxha gjalpë ju sugjerojmë që ta konsumoni në sasi të vogla.

Përbërësit

  • 3 vezë,
  • 250 gr sheqer,
  • 250 ml vaj,
  • 250 gr gjalpë,
  • 400 gr niseshte,
  • 1 pako me fryrës ëmbëlsirash,
  • vanilje

Përgatitja

Si fillim AgroWeb.org ju këshillon që në një tas të rrihni vezët me sheqerin dhe vaniljen.

Masa që do të formohet duhet t’i ngjajë një kremi të plotë me ngjyrë të verdhë ta hapur.

Ndërkohë shtoni vajin dhe gjalpin e shkrirë dhe përsëri përziejeni masën.

Në fund e kanë radhën niseshteja dhe fryrësi i ëmbëlsirave.

Mundohuni që nëse nuk keni rrahësin elektrik të përdorni telin e kuzhinës pasi nuk duhet të krijoni kokrra.

Nëse shihni që ju mbeten copëza të niseshtesë të cilat nuk treten, AgroWeb.org ju sugjeron që të merrni një pirun dhe t’i shtypni ato.

Kështu kur ëmbëlsira të piqet shija do të jetë perfekte.

Kalojeni masën e krijuar në një tavë të lyer me vaj ose gjalpë dhe përhapeni mirë.

Ky proces është i rëndësishëm pasi ndikon tek pjekja e njëtrajtshme e ëmbëlsirës, ndaj mos e anashkaloni për nga rëndësia.

Futeni tavën në furrë të ngrohur më parë në 180 gradë dhe lëreni për 30 minuta.

PWr të kuptuar nëse ëmbëlsira është gati shikoni nëse është shkëputur nga anët e tavës, ose shpojeni me një thikë në mes.

Nëse sipërfaqja e thikës është e pastër atëherë ëmbëlsira juaj është gati.

Pasi të ftohet pak largojeni nga tava dhe spërkateni sipas dëshirës ose me sheqer pluhur ose me arra të thërrmuara dhe mjaltë./AgroWeb.org/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit