VV nis sulmet ndaj Vjosa Osmanit, Dërguti: Kurti le të na tregojë pse s’bën ajo

- Advertisement -

Opinionistja Aida Dërguti, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për qëndrimin ndaj Vjosa Osmanit.

Dërguti tha se kryeministri Albin Kurti duhet t’i sqarojë opinionit arsyet pse nuk e përkrah Osmanin dhe pse e ka quajtur atë “njeri të rrezikshëm”.

Sipas saj, ndikimi i këtyre mesazheve në rrjetet sociale mund të jetë më i madh tek votuesit

“Mendoj se ka me ndërtu bukur mirë këtë punën e rrëfimit në raport me zonjën Vjosa Osmani, por ka diçka shumë të rëndësishme që e kanë për obligim t’ia sqarojnë arsyet opinionit: Pse nuk bën Vjosa Osmani, arsyet, dhe pse Vjosa Osmanin e quajti njeri të rrezikshëm”.

“Kurti të në tregojë pse nuk bën Vjosa Osmani. Mbase do të jenë të kujdesshëm në atë çka flasin në fushatë, por në rrjetet sociale do të bëjnë namin në atë ça do të thonë në njëri – tjetrit. Ndikimin që mundet me pasë më së shumti te votuesit është ai në rrjetet sociale”, ka thënë ajo në Rubikon të Klan Kosovës.

Të ngjashme

Të fundit