Analisti Astrit Gashi ka komentuar zhvillimet dhe pritjet për zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë, duke vlerësuar se gara mes partive kryesore mbetet e ngushtë dhe me disa skenarë të hapur për rezultatin final.
Sipas Gashit, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pritet ta kalojë pragun zgjedhor pa vështirësi dhe mund të sigurojë rreth 8 deputetë potencialë në Kuvendin e Kosovës.
Duke folur për Lëvizjen Vetëvendosje, ai thekson se kjo parti do ta ketë të vështirë arritjen e shumicës parlamentare prej 51 deputetësh.
Sipas tij, çdo rezultat mbi këtë prag do të përbënte fitore të madhe për VV-në.
Sa i përket Partisë Demokratike të Kosovës, Gashi vlerëson se ajo pritet të ruajë pozicionin aktual me rreth 22 deputetë.
Ndërkohë, për Lidhjen Demokratike të Kosovës, Gashi thekson se ruajtja e rezultatit aktual nuk mund të konsiderohet sukses elektoral. Ai shton se një fitore e vërtetë për LDK-në do të ishte vetëm një rritje e madhe, konkretisht dyfishimi i rezultatit nga rreth 13 për qind në 25–26 për qind.
“AAK-ja e kalon pragun pas asnjë problem, do t’i ketë mendoj 8 deputetë potencialisht. VV e ka vështirë me e arrit numrin 51 e përpjetë. Nëse i ka është fitore e madhe. Beteja e VV-sa ka me qenë me mbajt këtë 42 deri 46 për qind, me përqindje po foli… PDK do ta ruaj numrin që e ka (22 deputetë), rezultat fitues i PDK-se do te ishte me i shtu një ose dy për qind. LDK-ja me ruajt s’ka asgjë. Me thënë që ka fitore LDK-ja është që të dyfishohet. Që i bie prej 13 për qind me shku te 25-6 për qind”, ka thënë Gashi.






