11.6 C
New York
Friday, April 26, 2024

Buy now

Vuthjanët që ushqejnë, begatojnë e i japin kuptim vleror himnit e kombit shqiptar!

- Advertisement -

Shkruan: Bahtjar A. Hoti

Historikisht, në të gjitha kombet e botës, konstruktin shpirtëror dhe vleror e kanë origjinën në familje të forta, aty ka lindë himni, ushqyer, begatuar e duke i dhënë kuptim e vlerë shtëpisë, Atdheut dhe Kombit!

Unë do të argumentoja se të gjithë nacionalizmat përdorin disa metafora farefisnore, miqësisë ose shoqërisë, shumë kombe në interpretimin e himneve kombëtare tregojnë se shumica përdorin koncepte të lidhura me farefisin, miqësinë, shoqërinë se si duhet atdheu, e tregojnë me djemtë, vajzat, vëllezërit, pasardhësit, trashëgimtarët e shumë dimensione tjera në jetë!

Himnet kombëtare janë pronë e një populli pasi përkrahin pasionin e një populli, një vështrim në të kaluarën dhe një projeksion të së ardhmes ndërsa portretizojnë identitetin e një populli dhe kombi, metafora të tilla të lidhjes farefisnore mbartin një ngarkesë të rëndësishme emocionale, për më tepër, ato janë një temë e vazhdueshme në rrëfimet patriotike për atdheun dhe Kombin, duke ofruar një rol edukues dhe mbrojtës, kombet veprojnë si spiranca të rëndësishme të identitetit, me individë që e identifikojnë veten si bijë dhe bija të kombit siç po ndodhë dhe me malësorët e Vuthajve pa ndalë, pa u lodhë, me pasion e Atdhedashuri…

Në mesazhet dhe letrat e shumta të nxjerra kontrabandë nga malet gjatë viteve në kohëra të ndryshme gjatë shekujve, një ndjenjë e lidhjes u ushqye nëpërmjet një analogjie retorike të familjes, nacionalizmi shpesh inkuadrohet në gjuhën familjare të lidhjeve të gjakut me Nënën/Atdheun, e klasifikimin e shoqërisë të rreshtuar drejtë dhe kjo ishte veçanërisht e fuqishme nën okupimin kur ajo ndjenjë e familjes dhe Kombit ishte nën sulm të vazhdueshëm!

Nëse dikush fillon një jetë si një fëmijë që e do dhe i beson prindit të tij ose të saj që ruan linjën e vullnetit të mirë siç po ndodhë në familjen e Abaz Bajram Gjonbalajt nga Vuthajt, është joshëse të dëshiroje të ndërtoje apo rindërtoje familjen apo qytetarinë në të njëjtat linja, duke gjetur në një imazh të idealizuar të një familje, Atdheu e Kombi një prind apo superprind zëvendësues siç po e bënë me vepra i biri i tij Tahiri.

Në të vërtetë, ata fëmijë, rini e studentë që shprehën nevojën për të zgjeruar njohuritë dhe detyrimet e tyre familjare ndaj Atdheut Kombit, kur rrinë me ta, qoftë edhe një çast kohor, ata të folin për familjen, Atdheun dhe Kombin e tyre të origjinës pa fjalë, me vepra, besnikëri e duke shpërnda rreze të konkurrencës së vlerës në të mirë, të interesit të përgjithshëm siç është edhe organizimi i një Gushtit në Vuthaj, me thirrjen mirë së vini në Alpet Shqiptare aty ku kënga dhe vallja Shqipe na bashkon…

Për Malësorët e Vuthajve, e kisha mbyllë këtë shkrim me një vlerësim të merituar e të kristalizuar:

Familje, institucion i moralit të normës së lartë, Zoti ju bekoftë ju, ashtu bekoni Kombin!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit