Java e 8-të sjell dy përballje interesante, me Vushtrrinë, Gjilanin, Drenicën dhe Feronikelin që do të kërkojnë pikë të rëndësishme për objektivat e tyre në kampionat.
Vëmendja do të jetë te dueli mes Vushtrrisë dhe Gjilanit. Vushtrria po kalon në një situatë të vështirë, pasi pas shtatë javëve të zhvilluara renditet në vendin e fundit me zero pikë. Skuadra vushtrriase do të synojë të reagojë dhe të regjistrojë pikët e para të sezonit, por përballë do ta ketë Gjilanin, që aktualisht zë vendin e pestë me 11 pikë.
Një tjetër përballje e rëndësishme është ajo mes Drenicës dhe Feronikelit. Drenicasit renditen në pozitën e shtatë me nëntë pikë, ndërsa Feronikeli gjendet në vendin e tetë me gjashtë pikë.
Për Drenicën, kjo ndeshje paraqet mundësi për ta përforcuar pozitën në tabelë dhe për t’u afruar me skuadrat e pjesës së sipërme, kurse Feronikeli synon të marrë rezultat pozitiv për të ngushtuar diferencën me kundërshtarin e drejtpërdrejtë.






