Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit të tij me homologun e tij egjiptian, Abdel Fattah El-Sisi ka thënë se njohja e Kosovës nga Egjipti “nuk ka përmbatje” duke e arsyetuar me atë që “nuk ka pasur asnjëherë aktivitet (bilateral)”.
“Folëm për Kosovën. ju e dini që gjatë qeverisjes së Vëllazërisë Myslimane dhe Mohamed Morsi, Egjipi pati njohur Kosovën, por aktivitet aty nuk ka pasur, prandaj edhe s’ka ndonjë përmbajtje serioze”, ka thënë Vuçiq, siç e citoi “Kosovo-Online”.