Hetimet ndaj ish-kreut të SHISH, Rama jep mesazh për shqiptarët nga aeroporti “Nënë Tereza”

- Advertisement -

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pritet t’u drejtohet pas pak shqiptarëve me një mesazh nga salla e shtypit në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, menjëherë pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mesazhi i Ramës pritet të fokusohet te situata në vend, pas nisjes së hetimeve të SPAK ndaj ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni, e cila ndodhet në “arrestit shtëpie”.

Pas nisjes së hetimeve nga SPAK, Rama reagoi nga Nju Jorku ku liroi nga detyra Vlora Hysenin, ndërsa shtoi se “sapo të kthehet nga SHBA në konsultim me presidentin Bajram Begaj do të zgjedhim drejtuesin e ri të Shërbimit Informativ të Shtetit”.

Ndërkohë nesër pritet që Presidenti i Republikës Bajram Begaj, të mbledhë Këshillin e Sigurimit Kombëtar. Begaj i parapriu kësaj mbledhjeje, duke u takuar gjatë javës që u mbyll, me kreun e komanduar të SHISH, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë dhe Ministrin e brendshëm

Rama përfundoi vizitën 6-ditore në SHBA, ku mori pjesë në punimet e sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Vizita e kryeministrit në SHBA filloi me një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, ku ai njoftoi planin për hapjen e një konsullate shqiptare dhe krijimin.

Të ngjashme

Të fundit