Besa Ismaili: LVV-ja ka dy standarde për Edi Ramën, një për polemikën e tjetrin për emërimet

- Advertisement -

Besa Ismaili nga PDK ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për qasjen që, sipas saj, ka ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Përmes një postimi në Facebook, Ismaili ka thënë se LVV-ja përdor “dy standarde” ndaj Ramës, duke e kritikuar publikisht, ndërsa, sipas saj, pranon emërimet e personave nga radhët e saj në pozita në Shqipëri.

“LVV-ja, si për çdo gjë tjetër, i ka dy standarde edhe për Edi Ramën. Në publik, retorikë kundër Edi Ramës, ama kur vjen puna për karrige në qeverisjen e tij, e lëshojnë bajrakun!”, ka shkruar Ismaili.

Ajo ka përmendur edhe emërimet që, sipas saj, Rama ka bërë të personave të lidhur me LVV-në, duke përfshirë edhe një ish-ministër të Qeverisë Kurti.

“Rama emëronte ministra vetëm eksponentët e LVV-së, i pajiste edhe me pasaporta. Së fundmi edhe ish-ministri i Kurtit, u emërua në krye të Portit të Durrësit”, ka deklaruar ajo.

Ismaili ka ngritur pyetjen nëse Edi Rama ishte apo jo i pranueshëm politikisht për LVV-në, duke iu referuar qëndrimeve publike ndaj tij.

“Tash ky i majtisti Edi Rama a ishte apo nuk ishte i pranueshëm politikisht për majtistët e LVV? Sepse Ramën e shajnë nëpër Facebook, ama kur emëron njerëz nga radhët e tyre, gjithçka bëhet profesionale, institucionale dhe në interes të shqiptarëve. Seriozisht, a?”, ka shkruar Ismaili.

Sipas saj, bëhet fjalë për dy qasje të ndryshme ndaj të njëjtit person.

“Me të njëjtin Edi Rama, dy standarde: një për polemikën, tjetrin për emërimin. Kjo quhet hipokrizi politike”, ka shkruar ajo.

Ismaili ka kritikuar edhe mënyrën se si, sipas saj, Rama sillet me aktorë të ndryshëm politikë, duke pretenduar se pas kamerave mund të ketë përfitime në formën e pozitave dhe emërimeve.

“Nejse, se edhe Edi Rama dikujt para kamerave miqësi e vllaznillak, fjalë-shumë e punë-pak, ndërsa dikujt tjetër pas kamerave emërime, pozita, pushtet, kontrata e biznese”, ka shtuar ajo

Të ngjashme

Të fundit