18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Vuçiq tenton t’i jap rol misterioz këshilltarit britanik të Kurtit: Ai po e shtyn në këto vendime

- Advertisement -

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka akuzuar Perëndimin dhe Marc Weller, këshilltarin britanik të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se ai po e shtyn atë për të bërë presion mbi popullin serb.

Vuçiqi u shpreh se europianët dhe amerikanët nuk duan stabilitet në këtë moment, ku tregoi se po pret përgjigje lidhur me kërkesën e Serbisë për mbajtjen e një seance të Këshillit të Sigurimit.

Ai në TV Happy tha se situata është e vështirë dhe se dinari është valuta e vetme legale, duke shtuar se Prishtina nuk mund të marrë leje për të përdorur atë.

“Mali i Zi mundet, sepse ka leje përmes Gjermanisë. Kosova nuk ka asgjë, sado që euro është legale në Mal të Zi, nuk është aq në Prishtinë”, tha Vuçiq.

Vuçiq vlerësoi se europianët dhe amerikanët, sipas tij nuk duan destabilitet në këtë moment dhe se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po nxitet nga ta. Në këtë pikë, ai foli për ekspertin britanik të angazhuar në ekipin e Kosovës në dialog, Marc Weller, i cili ishte këshilltar për Kosovën edhe në Konferencën e Rambujesë në vitin 1999.

“Ai ka një këshilltar për të cilin jam i sigurt se do të flitet më shumë në ditët në vijim, nga Britania e Madhe, me mbiemër gjerman, familja e të cilit ka vuajtur rëndë në Kosovë dhe që e udhëzon drejt shumë prej atyre zgjidhjeve”, tha Vuçiq.

Ai theksoi se europianët dhe amerikanët po veprojnë bazuar në parimin “ju shtyni përpara, ne do t’ju kritikojmë, do të flasim për sanksione, por nuk do të ketë sanksione”.

“Megjithatë, më duhet të pranoj se amerikanët ishin pak më të drejtë se europianët dhe do të shohim nëse do të jetë kështu në rrjedhën e mëtejshme të kësaj historie apo jo”, tha Vuçiq.

Ai u shpreh pesimist se do të miratohet kërkesa e Beogradit për seancë të KS të OKB-së.

“Nuk besoj se do ta miratojnë”, tha Vuçiq, duke kujtuar se nga 15 anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, nëntë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe se miratimi i seancës kërkon pëlqimin e nëntë anëtarëve.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit