10.8 C
New York
Monday, May 6, 2024

Buy now

Vuçiq para përballjes me Kurtin në Davos: Po luftoj për interesat e Serbisë

- Advertisement -

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës e presin shumë takime joformale dhe ka shtuar se po lufton për interesat e Serbisë.

Vuçiq shkroi në Twitter se tema kryesore e Forumit është Ukraina.

“Sot janë në Davos shumë takime joformale me liderët evropianë dhe botërorë. Çështja ukrainase dominon dhe është e imja të luftoj për interesat e Serbisë, të kërkoj aleatë për vendin tonë dhe zgjidhje për krizën më të madhe që goditi Evropën që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha Vuçiq, transmeton Klankosova.tv.

Këtë deklaratë ai e bëri një ditë para se të përballet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në panelin “Dialogu i Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor” që mbahet të  në margjinat e Forumit të Davosit”.

Klankosova.tv ka siguruar agjendën e publikuar nga Banka Evropiane për Investime, ku bëhet e ditur se në takim do të jetë e pranishme edhe nënkryetarja e këtij institucioni, Gelsomina Vigliotti.

Kurti po qëndron për vizitë zyrtare në Zvicër që nga dita e hënë, vend në të cilin shkoi pas vizitës 18 ditore në Amerikë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit