8.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Vuçiq: Nuk ka marrëveshje me Kosovën, ishim shumë afër kompromisit tani s’ka as dialog

- Advertisement -

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një interviste për mediumin zviceran “Die Weltwoche”, ka folur për dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas tij, ishte afër një kompromis – por thotë se nuk është arritur. Për këtë fajin ia lë Kosovës.

Nuk e la pa e përmendur edhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe që thotë të jetë obligim i Kosovës që nga marrëveshja e parë në vitn 2013 në Bruksel.

Tashmë është ndryshe, sipas presidentit serb – s’ka fare dialog. Duke e paraqitur vetën si “politikan progresist”, teksa thotë se është i gatshëm të flas me palën kosovare.

“Duhet një zgjidhje kompromisi, ishim afër. Ata nuk donin të arrihej. Tani jemi larg një zgjidhje kompromisi, as nuk flasim me njëri-tjetrin, megjithëse jemi gati të flasim. Duam të themelojmë Asociacionin, që është obligim që nga marrëveshja e parë, është një situatë e vështirë, por ne do të bëjmë gjithçka për të ruajtur paqen”, ka deklaruar Vuçiq.

Më tutje, ai ka deklaruar se nuk mund të arrihet në praktikë një version “ku shqiptarët fitojnë gjithçka” e “serbët asgjë”.

“Nuk mund të ketë një zgjidhje të njëanshme, sipas së cilës shqiptarët fitojnë gjithçka dhe serbët humbasin gjithçka. Askush nuk është budalla në Serbi. Ne e dimë se sa e vështirë është situata, por prandaj insistojmë në një zgjidhje kompromisi”, ka deklaruar Vuçiq.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit