28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Vuçiq në Samitin Ballkani Perëndimor – Ukrainë në Tiranë: S’ka sanksione ndaj Rusisë

- Advertisement -

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq gjatë hyrjes në Samitin për Ukrainën, i cili po mbahet në Tiranë, është pyetur nëse do t’i vendosin saksione Rusisë. Ai ka thënë se do t’i përmbahet parimeve të miratuara nga Këshilli për Siguri Kombëtare i Republikës së Serbisë, e që do të thotë se nuk do të vendosin sanksione.

“Para nesh janë tema dhe mesazhe serioze dhe duhet, për ne tema shumë të rëndësishme dhe jo gjithmonë të lehta, ndaj sigurisht që gjërat nuk janë aq të thjeshta sa duken ndonjëherë. Nëse do të takoj Kryeministri kroat Andrej Plenkoviçi dhe për çfarë do të flas, definitivisht nuk do të flas për cilësinë e smokit dhe krem bananeve që prodhon Soko Starku”, tha ai.

Ai njoftoj se kanë bërë propozim për një deklaratë të përbashkët në samitë.

“Ne kemi disa propozime për një deklaratë, koha ka zgjatur gjithë natën, do të shohim, por e vetmja gjë që mund të them është se do t’i përmbahem parimeve të miratuara nga Këshilli për Siguri Kombëtare i Republikës së Serbisë”, ka thënë ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit