28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Vdekja e 26-vjeçarit në aksident: Familja e viktimës ia fal gjakun familjes së vozitëses

- Advertisement -
Familjarët e 26-vjeçarit, Shkumbin Hebibaj, që mbeti i vdekur si pasojë e aksidentit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë sot ia kanë falur gjakun familjes së të dyshuarës që ka shkaktuar aksidentin.

Në pamjet nga ceremonia mortore, shihet se në prezencë të shehut familja Habibaj ia fali gjakun familjes Kllokoqi-Berisha.

“Ky gjak familjes Kllokoqi-Berisha iu fal sot, mos me e çu më gat, e para se me falë xhenazen e djalit. Veç me ia bë hallall, pa ja jep doren. Në prezencën e burrave këtë punë me ia lënë në dorë të Zotit, por jo na me u marrë me atë punë”, ka thënë shehu prezent, sipas pamjeve të publikuara në media.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka parashtruar kërkesë në Gjykatën kompetente për caktimin e masës së sigurisë ndaj Y.Berisha, e cila dyshohet se shkaktoi aksidentin e rëndë në rrugën ‘Agim Ramadani’, ku si pasojë humbi jetën 26-vjeçari.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit