13.4 C
New York
Monday, December 30, 2024

Buy now

Vuçiq: Në Kosovë flitet për luftë, në Serbi për zhvillim – me Kurtin asnjëherë s’jemi përshëndetur

- Advertisement -

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka akuzuar Kosovën se po flet për luftë dhe nuk po do dialog.

Sipas tij, në Prishtinë po flitet për luftë, kurse në Beograd vetëm për zhvillim. Sipas tij, dialog nuk ka sepse këtë nuk e deshi pala kosovare.

“Në Prishtinë flitet për luftë, në Beograd nuk flitet për luftë. Unë gjithë kohën kam folur për zhvillimin e Serbisë, se si duhet të ndryshojmë. Njerëzit që duan të shkojnë në luftë nuk mendojnë se si të punojnë dhe studiojnë më shumë, si t’i bëjnë universitetet dhe kolegjet të ndryshme dhe më të mira. Ne nuk na pëlqen të shkojmë në luftë dhe nuk planifikojmë të shkojmë në luftë. Ne vetëm duam të ruajmë Kushtetutën tonë, interesat tona jetike kombëtare dhe shtetërore duke respektuar shqiptarët, duke biseduar dhe zgjidhur problemet me dialog”, tha Vuçiqi në Gjenevë kur u pyet për dialogun dhe përmendjen e luftës, raporton “Kosovo Onllajn”.

Ai shtoi se druan që dialog nuk ka pasur për shkak se atë nuk e deshi njëra palë, dhe ajo, sipas tij, nuk është pala serbe.

“Unë besoj se mundësitë do të ndryshojnë në të ardhmen dhe se dikush do të kuptojë se nga dialogu dhe zgjidhjet e kompromisit përfitojnë të gjithë. Zgjidhja e gjërave me kërcënime, spastrim etnik të serbëve, në radhë të parë nga veriu i Kosovës, nuk është politikë serioze dhe nuk do të sjellë rezultate”, theksoi Vuçiqi.

I pyetur për protestat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, ai tha se autoritetet serbe po i dëgjojnë me vëmendje të gjithë qytetarët e Preshevës dhe Bujanovit, të gjitha vërejtjet e tyre dhe paralajmëroi se së shpejti do ta vizitojë atë zonë.

Ai, megjithatë, theksoi se protestat atje më shumë kanë të bëjnë me humbjen e pushtetit të forcave “prokurtiane”, veçanërisht në Bujanoc.

“Nuk i duan shqiptarët që janë në pushtet, ndonëse bashkë me serbët në Bujanoc. Protestat janë një çështje demokratike. Në vendin tonë, ndryshe nga situata në Prishtinë, demonstratat janë të lejuara. Nuk e kemi problem kur shqiptarët demonstrojnë, dëgjojmë me vëmendje të gjitha vërejtjet e tyre. Besoj se më e rëndësishmja është që të sjellim një nga investitorët e mëdhenj para së gjithash në Bujanoc, por edhe në Preshevë”, tha presidenti i Serbisë.

“Së shpejti do të rindërtojmë shkollën dhe do të investojmë shumë para pranë një prej fshatrave shqiptare. Ne do të vazhdojmë të investojmë para, të ndihmojmë njerëzit që jetojnë atje dhe të vazhdojmë jetën tonë të përbashkët”, shtoi ai.

I pyetur nëse i ka dhënë dorën kryeministrit Albin Kurtit, ai është përgjigjur se nuk është përshëndetur me të.

“Supozoj se ai nuk është i pakënaqur për këtë, dhe as unë nuk kam qarë asnjëherë”, theksoi presidenti i Serbisë, Vuçiq.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit