Vuçiq ndërhyn sërish në zgjedhjet e Kosovës, u bën thirrje serbëve të votojnë për Listën Serbe

- Advertisement -

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, edhe kësaj radhe është përzier drejtpërdrejt në procesin zgjedhor në Kosovë.

 

Gjatë një interviste të dhënë në Serbi, ai ka dalë hapur në mbështetje të Listës Serbe, duke u bërë thirrje serbëve të Kosovës që ta votojnë këtë subjekt politik në zgjedhjet parlamentare.

Në emisionin “Cirilica” në TV Prva, Vuçiq u kërkoi qytetarëve serbë në Kosovë që të dalin në votime dhe të mbështesin Listën Serbe, raporton Kosovoonline

 

“U bëj thirrje njerëzve që të dalin të dielën dhe të votojnë në zgjedhje”, deklaroi ai.

 

Kosova do të mbajë zgjedhjet e parakohshme parlamentare të dielën, më 7 qershor. Këto janë zgjedhjet e treta brenda një periudhe prej një viti e gjysmë, pasi institucionet nuk arritën të zgjedhin presidentin brenda afatit të përcaktuar me ligj

Të ngjashme

Të fundit