16.5 C
New York
Thursday, October 24, 2024

Buy now

Vuçiq: Është e nevojshme që Kosova të formojë Asociacionin

- Advertisement -

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ka thënë se Serbia është gjithmonë e gatshme për dialog, për të respektuar gjithçka që është nënshkruar dhe rënë dakord.

Siç njofton Shërbimi Mediatik i Presidentit të Serbisë, Vuçiq ka ripërsëritur se Serbia avokon për deeskalim, paqe dhe stabilitet, të cilat janë të nevojshme për të siguruar mbijetesën e serbëve në Kosovë.

Edhe një herë, Vuçiq e informoi në detaje përfaqësuesin special të BE-së për seriozitetin e situatës me të cilën ballafaqohen serbët, si në veri ashtu edhe në jug të Ibrit.

Ai shprehu shpresën se procesi i mëtutjeshëm i dialogut do të çojë në rezultate.

“Gjatë takimit të sotëm, Vuçiq insistoi në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe u diskutuan tema të tjera të rëndësishme në kuadër të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në deklaratë.

Me takimin Vuçiq-Lajçak, i cili zgjati më shumë se një orë, i dërguari special evropian përfundoi vizitën e tij në Beograd, ndërsa paraprakisht u takua edhe me drejtorin e të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq.

Pas takimit me Lajçakun, Petkoviq tha se takimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe të dërguarit të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, ishte serioz, si dhe se Beogradi e pranoi ftesën e Lajçakut për të rifilluar bisedimet në Bruksel pas dy ditësh. ku do të diskutohet teksti i statutit të Asociacionit.

Më 7 nëntor, Lajçak ishte në Prishtinë, ku u takua me zëvendëskryeministrin e Kosovës dhe kryenegociatorin, Besnik Bislimi, si dhe me përfaqësues të opozitës në Kosovë, ndërsa mungoi në takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit