17.3 C
New York
Thursday, April 25, 2024

Buy now

Vuçiq: Brenda 30 ditësh krijojmë komisionin për formimin e Asociacionit

- Advertisement -

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se do të formohet një monitorim i përbashkët për të nisur formimin e Asociacionit.

“Duhet të formojmë një monitorim të përbashkët, një komision të kryesuar nga BE-ja brenda 30 ditëve, për të filluar menjëherë formimin e Asociacionit,”- ka thënë ai.

Më tej Vuçiq ka thënë se ky do të jetë një proces i vështirë.

“Ne nuk kemi shumë obligime në këtë pjesë, nuk dua të mashtroj askënd, kur të takohemi herën tjetër, atëherë do të flasim për detyrimet tona, ky është një proces i vështirë, është e rëndësishme për mua që thashë ato që janë vijat tona të kuqe,”- është shprehur Vuçiq.

Kujtojmë se edhe Komisioneri Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Josep Borell tha se Prishtina është pajtuar që të zbatojë menjëherë marrëveshjet me partnerët evropianë që do të çonin në njëfarë vetëqeverisje për komunitetin serb.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit