Vrasjet e fundit në Gjilan, reagon Hyseni: Nesër mbledhje urgjente e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

- Advertisement -

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka reaguar pas raportimit të një vrasjeje në Gjilan.

Kjo është vrasja e dytë në këtë komunë brenda dy ditëve.

Hyseni ka shprehur ngushëllime për familjet që humbën të dashurit e tyre.

Tutje ai tha se nesër do ketë mbledhje urgjente e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Gjilanit,

Komuna jonë po përballet me një situatë të rëndë pas dy ngjarjeve tragjike. Pas vrasjes së dyfishtë që ndodhi të premten, qyteti ynë u prek përsëri sonte nga një tjetër incident me pasojë humbjen e jetës.

Në emër të Komunës së Gjilanit dhe në emrin tim personal, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve që humbën më të dashurit e tyre në këto dy ngjarje, ndërsa të lënduarve u uroj shërim të shpejtë.

Për të adresuar këtë gjendje, nesër në mëngjes do të thërras në mbledhje urgjente Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi. Së bashku me udhëheqjen e Policisë së Kosovës dhe të gjitha organet e rendit dhe të ligjit, do të koordinojmë hapat e menjëhershëm për të garantuar rendin publik dhe sigurinë në çdo pjesë të komunës sonë.

Mbrojtja e jetës së qytetarëve tanë është prioriteti ynë kryesor institucional. Komuna e Gjilanit do të përdorë të gjitha kompetencat e saj për të bashkëpunuar me organet e sigurisë në menaxhimin dhe parandalimin e rasteve të tilla.

I ftoj të gjithë qytetarët për maturi, qetësi dhe bashkëpunim të plotë me organet e rendit.

Të ngjashme

Të fundit