15.6 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Vrasësi 14 vjeçar është nipi i Nenad Keçmanoviqit, pjesëmarrës në gjenocidin e Srebrenicës

- Advertisement -

Pas krimit të rëndë që ndodhi ditë me parë në Beograd, ku djaloshi 14 vjeçar vrau 9 persona, 8 nxënës dhe rojën e shkollës, dita ditës po zbulohen detaje tronditëse nga jeta dhe familja e tij.

Në mediat në Bosnje dhe Hercegovinë kanë raportuar se Kosta Keçmanoviq, djali që bëri masakër në një shkollë të Beogradit, është nipi i Nenad Keçmanoviqit, raporton Gazeta10.

Nenad Keçmanoviq ishte anëtar i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës gjatë luftës nga radhët e popullit serb, deri në korrik 1992, kur u largua nga politika.Duke dëshmuar në mbrojtje të Radovan Karaxhiqit, ai deklaroi para Tribunalit të Hagës se lufta në Bosnje u shkaktua nga “mbivotimi i serbëve” myslimano-kroat, raportom Senzor.

Pas shënimit të 19 viteve nga gjenocidi i Srebrenicës, Keçmanoviq – si dëshmitar i mbrojtjes së Ratko Mlladiqit – kundërshtoi se kjo ka ndodhur ndonjëherë. As në Srebrenicë, as në vende të tjera të pushtuara nga forcat serbe të gjeneralit Mlladiq.

“Epo, ajo që përdoret sot, të paktën kur bëhet fjalë për Bosnjën dhe Hercegovinën, është diçka krejtësisht ndryshe që më parë është trajtuar si gjenocid si në teori ashtu edhe në praktikë. Sipas përkufizimit klasik, gjenocidi përfshinte shkatërrimin sistematik të një populli. Diçka si ajo që ishte Gjermania naziste, pra ajo që nazistët u bënë hebrenjve”, tha ai me atë rast.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit