12.1 C
New York
Monday, May 6, 2024

Buy now

Ndeshje e çmendur në Bundesligë, një penallti vendos ndeshjen Mainz – Schalke

- Advertisement -

Schalke arrin një fitore të çmendur dhe dramatike, në një ndeshje spektakolare në fushën e Mainz, duke arritur që të sigurojë fitoren e dytë radhazi e për momentin të lërë zonën e rënies nga Bundesliga. Në një përballje ku pati 5 gola, shumë raste e emocione, në fund festoi skuadra nga Gelsenkirchen.

Pjesa e parë u mbyll në avantazhin e skuadrës së Schalkes falë golit të Bulter, por emocionet e vërteta ishin rezervuar në pjesën e dytë. Barreiro në të 53-tën barazoi rezultatin, por vetëm 7 minuta më vonë Krauss shënoi golin e dytë për miqtë. Për ta bërë akoma dhe më të bukur këtë përballje mendoi Aron Martin, me spanjollin I cili shënoi një gol spektakolar direkt nga goditja e dënimit, për të barazuar rezultatin.

Në kohën shtesë, ndodhi praktikisht gjithçka, pas një vonese për shkak të përplasjes së dy lojtarëve, kryesori vendosi që të rikuperonte minutat e humbura, minuta që sollën dhe momentin më deciziv të kësaj sfide. Caci mbajti Bylter brenda zone dhe VAR thirri kryesorin për të rishikuar pamjet. Gjyqtari sinjalizoi penallti për Schalke, duke i dhënë mundësinë për të marrë tre pikët.

Nga pika e bardhë e penalltisë, Bulter u tregua I saktë, duke shënuar golin e tretë, e ashtu si një javë më parë, Schalke mori fitoren në kohën shtesë, por këtë herë në minutën e 102-të.

Një fitore që mund të vlejë sa vetë sezoni për Schalken, që në tre javët e mbetura do të luftojë gjithçka për gjithçka, për të shmangur rënien.

Në ndeshjen tjetër, Bayer Leverkusen u mund në shtëpi 1 – 2 nga Kolni. Dy golat e Selke në pjesën e parë e bënë të pavlefshëm realizimin e Adli.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit