Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka votuar në Prishtinë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Ai ka thënë se pret që nga këto zgjedhje të ketë më shumë siguri të shumë fusha.
“Mendoj se këto zgjedhje do të sjellin siguri, siguria e një pushteti institucional jep të mirat e saj edhe në jetën e përditshme, në ekonomi, sport e në të gjitha aspeket”, ka thënë Ademi.
Kreu i FFK-së ka komentuar edhe humbjen tragjike të jetës të futbollistit, Fatjon Bunjaku.
Ai ka thënë se Bunjaku ka qenë edhe futbollist i kombëtares dhe humbja e jetës në moshë kaq të re, është humbje për sportin, kombëtaren dhe Kosovën në përgjithësi.
Ndërkohë, Ademi ka komentuar edhe ndeshjen e sotme të Kombëtares së Kosovës, që do ta zhvillojë me Andorrën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Aio ka thënë se pret rezultat pozitiv.
“Kjo është lojë kontrolluese. Kemi futbollistë të ri që Foda i ka ftuar, të shohim se si do të përferojnë dhe se si do të inkorporohen në kombëtare. Presim rezultat pozitiv”, ka thënë Ademi. /Klankosova.tv






