Kryetari i Partisë Socialdemokrate Dardan Molliqaj, ka shfrytëzuar të drejtën e votës.
Ai “kokrrën” në kuti e hodhi në shkollën fillore “Iliria” në Prishtinë, ku ishte i shoqëruar me bashkëshorten Besa Shahinin.
Molliqaj, ka bërë thirrje që qytetarët të dalin sa më shumë në votime, duke e cilësuar pjesëmarrjen e lartë si garanci për demokracinë.
“Falemnderit të gjitha mediave që na keni përcjellë pas një fushate kreative dhe intensive. Unë besoj që është jetike që pas debateve dhe fushatës, sa më shumë njerëz të shkojnë te kutitë e votimit, sepse aq më e madhe është garanca për demokraci. Demokracia është çelësi i organizimit shoqëror dhe politik”, tha Molliqaj.






