Zyrtarja e lartë theksoi në mënyrë të veçantë progresin e Shqipërisë dhe Malit të Zi në rrugën e integrimit.
“Zgjerimi bazohet në meritë, por kjo nuk do të thotë se duhet të jetë i ngadaltë. Në fakt, ai duhet të bëhet më i shpejtë, më i besueshëm dhe më i dukshëm për qytetarët, si në vendet kandidate ashtu edhe në shtetet anëtare të BE-së. Tani ekziston një moment shumë i përshtatshëm të cilin ne duhet ta kthejmë në veprim konkret, e më pas në anëtarësim. Edhe Mali i Zi dhe Shqipëria po bëjnë punë shumë të mirë dhe janë afër qëllimit të tyre”, u shpreh Von der Leyen.






