Edi Rama ka mbërritur në Vlorë për të biseduar me banorët e Zvërnecit lidhur me projektin turistik, në të cilin pritet të investohen miliarda euro.
Menjëherë pas Samitit të mbajtur në Tivat mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, Rama ka fluturuar me helikopter drejt Vlorës, raporton periskopi.
Investimi ka nxitur debat dhe polemika të shumta. Sot në Tivat, Rama deklaroi para mediave ndërkombëtare se protestat kundër projektit po nxiten nga regjimi iranian përmes luftës hibride dhe narrativës në rrjetët sociale.






