9.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Von Der Leyen nesër në Kosovë, do të takohet me Kurtin

- Advertisement -

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen e cila po qëndron në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor në lidhje me Planin e Rritjes nesër do të vijë në Kosovë.

Zyra e Kryeministrit të Kosovës në njoftim për media ka bërë të ditur se Kurti do ta takojë zyrtaren e lartë të BE’së në ora 11:15.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë KOHA: 11:15” thuhet në njoftimin e ZKM.

Ndryshe, Ursula von der Leyen sot në Beograd ka takuar Presidentin e Serbisë. Atje deklaroi se Serbia është “një nga vendet më të përparuara në procesin e anëtarësimit” dhe se ka një “bazë të fortë për t’u bërë anëtare e BE”.

Ajo shtoi se prania e saj në Beograd “është një shenjë e qartë se unë besoj se e ardhmja e Serbisë është në BE”.

Deri më tani Serbia  ka hapur 22 nga gjithsej 35 kapituj të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Nga ata 22, ajo i ka mbyllur përkohësisht 2.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit