28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Vojvoda: Ndeshjet e marsit vlejnë për një motivim të ri dhe synime të reja

- Advertisement -

Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar edhe sot me stërvitje në Kampin Nacional, për përgatitjet rreth dy ndeshjeve miqësore.

Stërvitja e sotshme ishte e përqëndruar në aspektin taktik, u shpreh Mërgim Vojvoda, ylli i Dardanëve.

Vojvoda që po paraqitet suksesshëm për Torinon në Serie A, tha se këto miqësore shërbejnë për të gjetur një motivim të ri për synime të reja.

“Jemi takuar me trajnerin e ri dhe stafin e tij. I kemi këto dy miqësore të përgatitemi mirë, të jemi gati për një ambient të ri, për një motivim të ri e synime të reja, shpresojmë që ka me vazhdu mirë dhe puna vazhdon.”

Tutje mbrojtësi anësor, tregoi se si ishte stërvitja e dytë dhe foli për rëndësine e këtyre dy ndeshjeve.

“Dje ka pasur vetëm rigjenerim për lojtarët që kanë luajtur me klube, ndërsa sot patëm punë më taktike qysh i pëlqen trajnerit, për të na treguar siç i pëlqen loja trajnerit. Deri më tani krejt lojtarët janë pozitiv, duhet vetëm punë dhe të shpresojmë që na shkon mirë. Për mua më e rëndësishme është të kuptohemi mes vete, me lojtarë e me idetë dhe filozofinë e trajnerit. Miqësoret shërbejnë për këtë punë, normalisht që ne shkojmë për të fituar, por rëndësia më e madhe është përgatitja për ndeshjet e shtatorit.”

Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë dy miqësore gjatë këtij muaji, që do të jenë të parat në krye me trajnerin e ri Franco Foda. Fillimisht udhëtojnë te Armenia për takimin e 22 marsit, ndërsa më 26 mars luajnë kundër Hungarisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit