24.4 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

Vogel: Kallas do të jetë më e ashpër ndaj Serbisë se sa kanë qenë ndonjëherë Borrelli e Lajçaku

- Advertisement -

Konfirmimi i kryeministres të Estonisë, Kaja Kallas, në krye të diplomacisë evropiane, konsiderohet të jetë lajm shumë pozitiv për Kosovën, posaçërisht në kontekstin e procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë nën kujdesin e Bashkimit Evropian (BE).

Toby Vogel, ekspert i politikës së jashtme të BE-së, vlerëson se Kallas, nëse konfirmohet si Përfaqësuese e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, aktualisht nën udhëheqjen e diplomatit spanjoll, Josep Borrell, do të jetë shumë më e ashpër ndaj Serbisë se sa ka qenë ndonjëherë Borrelli, por edhe Emisari Special i BE-së, Mirosllav Lajçak, i cili kujdeset për dialogun, transmeton Albanianpost.

“Për sa i përket dialogut, ai ka qenë i vdekur për një kohë të gjatë dhe ka nevojë për një rinisje të plotë… por mendoj se është mjaft e qartë se Kallas, për sa i përket atmosferës dhe – ndoshta – politikës, do të jetë më e ashpër ndaj Beogradit sesa dyshja Borrell/Lajçak”, ka theksuar mes tjerash Vogel.

Ndryshe, një ndër kritikat kryesore ndaj Borrellit ka qenë se ai bashkë me Lajçakun kanë ardhur nga dy shtete të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën – Spanja dhe Sllovakia – përkundër se ata nuk kanë ndërmjetësuar dialogun në emër të shteteve përkatëse, por të dy kanë përfaqësuar qëndrimet e BE-së.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit