Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar kontrabandimin e duhanit nga Serbia.
Duhani, sipas njoftimit, u kap në brezin kufitar në fshatin Sublinë, gjatë një kontrolli në një makinë të dyshimtë e cila drejtohej nga një qytetar i Bujanocit.
Sipas doganës, malli dhe makina është sekuestruar dhe vlera e mallrave të ndaluara është rreth 20 mijë euro ka thënë dogana e Kosovës.
“Prishtinë, 05 Shtator 2024.Njësia e “TASK FORC-ës “-Lindje ( e përberë nga Policia dhe Dogana e Kosovës ) në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në zonën kufitare RKS-SRB. Me datë 05.09.2024 rreth orës 06:35 në brezin kufitar mes fsh.Dobrosinë SRB dhe fsh.Stublinë -RKS është vërejtur një automjet VË Passat me targa serbe i cili dyshohet se ishte duke bere kontrabndim me mallra.. Automjeti i dyshuar është arrit tē ndalet gjatë kontrollit është vërejtur se drejtohej nga i dyshuari nga Bujanoci -SRB ,i cili kishte pasur të ngarkuar disa thasë të najlonit te zi ku në brendsi kishte duhan me peshe nga 500 gram gjithsej 340 kg.të llojeve te ndryshme si:Malbooro slim,Malboro silver,Sobranie dhe Tabako. Vlera e mallit dhe shmangiet doganore janë rreth 20.000 Euro.Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, malli I kontrabanduar dhe automjeti sekuestrohet dhe dërgohen në terminalin doganor-Dheu i Bardh.” – thuhet në njoftimin e doganës.