16 C
New York
Thursday, May 30, 2024

Buy now

VLEN gënjeu diasporën, Albin Kurti nuk iu shkon në tubimin e tyre në Berlin

- Advertisement -

Arben Taravari, Bilall Kasami, këshilltari i Kurtit që është kandidat Bekim Qoku, Izet Mexhiti e Afrim Gashi, kanë paralajmëruar sonte në orën 22.30 një takim elektoral në Berlin.

Kurtit mësohet se i është rekomanduar nga përfaqësues diplomatikë të Kosovës që të mos përfshihet në zgjedhjet e vendit fqinj, raporton Demokracia.

Në shtetin fqinj, Kurti do të rreshtohet në krahun e opozitës shqiptare, që drejtohet nga Izet Mexhit, duke e kundërshtuar Ali Ahmetin, kryetarin e kahershëm të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Pwrzierja e tij në zgjedhjet e shtetit fqinj ka ngjallur shumë reagime si në Kosovë ashtu edhe në Maqedoni.

Javë më parë ai thirri në Prishtinë liderët e disa partive politike shqiptare, me të cilët u pajtuan se presidenti i radhës në Shkup duhet të jetë shqiptar.

Ndowse,  thoshte nga atje se LVV nuk garon dhe se shqiptarët duhet të vendosin vet nëse do të kenë një kandidat për president. Dy ditë pas kësaj deklarate, e mirëpriti në Prishtinë presidentin aktual maqedonas, Stevo Pendarovskin, i cili synon të qëndrojë edhe për një tjetër mandat në atë post. Ali Ahmeti, kryetari i BDI-së, i kërkoi shefit të qeverisë kosovare t’i thotë më hapur gjërat.

Ai i priti në zyrën e tij në Prishtinë liderët e disa partive politike shqiptare nga Mqedonia e Veriut. Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët, Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa, Izet Mexhiti, kryetar i Lëvizjes Demokratike dhe Afrim Gashi, kryetar i Aleternativës, ishin ftuar nga shefi i Qeverisë së Kosovës në takimin në të cilin mori pjesë edhe kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca.

Zyra e Kryeministrit njoftoi pas takimit se kishin diskutuar që pas zgjedhjeve presidenciale, shef i Shtetit në Maqedoninë e Veriut të bëhej dikush nga shqiptarët.

“Katër udhëheqësit shprehën propozimin e tyre për një president të Maqedonisë së Veriut i cili mishëron bashkëjetesën mes etnive dhe garanton rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut, president i cili kësaj radhe duhet të vijë nga mesi i shqiptarëve”, u tha në komunikatën e lëshuar nga ZKM-ja.

Mexhiti shkroi se biseduan “për zhvillimet politike në vendet tona, për bashkëpunim i cili do të kontribuojë në avancimin e pozitës së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, zhvillimin ekonomik të dy vendeve dhe faktorizimin e shqiptarëve në rajon”.

“Bashkë, na presin punë dhe përgjegjësi të mëdha”, shkroi ai.

Përveç Taravarit, i cili nuk shkroi për këtë takim më pas, Kasami, Mexhiti dhe Gashi i kanë bashkuar partitë e tyre në një koalicion për zgjedhjet e 8 majit. Lideri i ASH-së është në mëdyshje nëse do t’i bashkohet opozitës shqiptare në koalicion, apo të shkojë me BDI-në e Ali Ahmetit, me të cilën ishin në pushtet deri tash.

Në fund të vitit të kaluar, Mexhiti kishte shkruar se Lëvizja Vetëvendosje e Kurtit i ishte bashkuar koalicionit të opozitës shqiptare, me ç’rast njoftonte për hapjen e një shtabi të përbashkët në Shkup. Kjo erdhi disa muaj pasi këtë mbështetje kryeministri i Kosovës ua ofroi edhe fizikisht gjatë një vizite shumë të diskutueshme në Maqedoninë e Veriut, në gusht të vitit 2023.

Një muaj më pas, më 25 janar të këtij viti, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski erdhi në Prishtinë.

Takimi i Kurtit – i cili kërkon të ndikojë në njëfarë mënyre në skenën politike në vendin fqinj – me Pendarovskin – i cili ka shprehur gatishmërinë të rikandidojë edhe për një tjetër mandat presidenti në Maqdoninë e Veriut – u përshkrua si shumë i mirë.

“Dy vendet dhe shtetet tona i dëshirojnë më të mirën njëra-tjetrës dhe kanë komunikim dhe bashkëpunim të mirë si në aspekt institucional ashtu edhe në nivel të shoqërive tona”, deklaronte Kurti, duke e falënderuar Pendarovskin për mbështetjen ndaj Kosovës në çështje të ndryshme me interes të përbashkët, veçanërisht në rrafshin ndërkombëtar përmes përkrahjes për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare.

Ky takim, mund të jetë përceptuar gabimisht si zmbrapsje e Kurtit nga përpjekja për t’u përfshirë në skenën politike maqedonase. Për më tepër, takimi zhvillohej dy ditë pasi Kurti ishte në Shkup për takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor, nga ku tha se se LVV s’merr pjesë në zgjedhjet atje.

“Lëvizja Vetëvendosje nuk është e regjistruar në Maqedoninë e Veriut. Ne kemi aktivistë, kemi edhe zyrtarë të subjektit tonë politik në Kosovë që vijnë nga Maqedonia e Veriut, mirëpo këtu nuk kemi qendër të Vetëvendosjes formalisht të regjistruar, andaj edhe ne si Lëvizje Vetëvendosje nuk është se marrim pjesë këtu”, deklaroi Kurti në një konferencë për media.

I pyetur nëse partitë politike shqiptare në RMV duhet të kenë kandidat të tyre për president në të vendit, Kurti tha se për këtë duhet të vendosin ata vet.

“Unë dëshiroj që të ketë pjesëmarrje sa ma të lartë në zgjedhje, sepse kjo i kontribuon demokracisë. Ne e dimë që regjistrimi i fundit i popullsisë, përfshirë edhe mërgatën, i ka nxjerrë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut me një përqindje prej 29%, nëse nuk gaboj dhe natyrisht që duhet të vendosin ata vet se a do të ketë kandidat dhe kush do të jetë ai ose ajo”, tha Kurti.

Bekim Qoku, këshilltar i Kurtit nga Ohri i Maqedonisë së Veriut, merr pjesë vazhdimisht në aktivitetet e koalicionit opozitar të partive shqiptare në RMV. Ai pashmangshëm ishte edhe në takimin e së martës në Qeverinë e Kosovës.

Ali Ahmeti, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, partisë më të madhe të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut tha të martën se Kurti duhet ta thotë hapur nëse po synon të garojë në këtë mënyrë edhe në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Maqedoninë e Veriut.

“Nuk ka asgjë të keqe nga takimet. Edhe unë kam qenë me Kurtin me bashkëpunëtorët e mi. Secili udhëheqës cakton ca objektiva për veprim, por kjo çka tha Mexhiti nuk përkon me deklaratën e Kurtit që bëri në Shkup, e që tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk merr pjesë në këto zgjedhje. Nëse ka strategji të kamuflohen gjërat nuk është mirë, le të thuhen gjërat hapur dhe nuk na pengon asgjë”, tha Ahmeti në një intervistë në RTK.

Aktualisht, Qeveria e Maqedonisë së Veriut udhëhiqet nga Talat Xhaferi i BDI-së, i cili të dielën u bë shqiptari i parë që e merr këtë detyrë. Është një qeveri teknike që do të zgjasë derisa të pasohet nga qeveria e re me mandat të plotë, e cila do të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 8 majit, në të cilat shqiptarët pritet ta rrisin numrin e deputetëve. Po atë ditë, zhvillohet edhe rundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale. I pari do të zhvillohet më 24 prill.

Që prej ardhjes në pushtet, Kurtin duket se e intrigoi pjesëmarrja në skenën politike shqiptare edhe në shtetet përreth, në disa mënyra. Në Shqipëri i bëri zyrtarisht opozitë kryeministrit Edi Rama duke garuar me partinë e tij në zgjedhjet parlamentare në vitin 2021 dhe në Luginë gjithashtu intervenoi duke e mbështetur një krah politik.

Sjellim ndërmend që zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut do të mbahën me 8 maj, ndërsa opozita shqiptare atje janë bërë bashkë në një përpjekje të sërishme për ta rrëzuar nga “froni” Ahmetin, ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit