16 C
New York
Thursday, May 30, 2024

Buy now

Murati thotë se çdo herë në bisedimet me Serbinë janë injoruar shqiptarët në Kosovën Lindore

- Advertisement -

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka thënë se nuk është koha e mburrjeve, dhe sipas tij të gjitha marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm për serbët e Kosovës dhe gjithmonë janë injoruar shqiptarët në Kosovën Lindore.

Murati përmes një postimi në Facebook ka thënë se kjo kornizë e bisedimeve, ka mbetur e njëjtë deri më sot dhe çdoherë do të prodhojë pasojat e njëjta për Kosovën.

Ai tutje ka thënë se kryeministri aktual, për shkak të legjitimitetit të madh që ka pasur, ka mundur ta ndryshojë këtë kornizë, por ai fatkeqësisht është vazhdues i të njëjtës logjikë negociuese, ndonëse me slogane e taktika të tjera populiste për konsum të brendshëm e të jashtëm.

Postimi i plotë:

Nuk është kohë e mburrjeve: të gjitha marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës dhe kanë injoruar shqiptarët në Kosovën Lindore

Bisedimet me Serbinë që nga viti 2011 kanë vuajtur nga i njëjti gabim: trajtimi vetëm i pozitës së serbëve në Kosovë, e sidomos i veriut të vendit dhe injorimi i pozitës së shqiptarëve në Kosovën Lindore. Kjo kornizë e bisedimeve, ka mbetur e njëjtë deri më sot dhe çdoherë do të prodhojë pasojat e njëjta për Kosovën: rritjen e jofunksionalitetit nëse zbatohen marrëveshjet (sidomos ajo që ka të bëjë me asociacionin), apo presion ndërkombëtar nëse nuk zbatohen. Vetëm gjatë viteve 2018-2019 kur është hapur çështja e ripërcaktimit të kufijve u krijuan rrethanat e favorshme që të dalim nga ky rreth vicioz në të cilin jemi futur. Kryeministri aktual, për shkak të legjitimitetit të madh që ka pasur, ka mundur ta ndryshojë këtë kornizë, por ai fatkeqësisht është vazhdues i të njëjtës logjikë negociuese, ndonëse me slogane e taktika të tjera populiste për konsum të brendshëm e të jashtëm. Për më tepër ai duke u vendosur në krye të përpjekjeve për të mos lejuar marrëveshjen për ripërcaktimin e kufijve dëmtoi rëndë funksionalitetin e Kosovës, pozitën e shqiptarëve në Kosovën Lindore dhe vetë mundësinë e bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë. Sigurisht kjo politikë iu shpërblye me marrje të pushtetit, por jo me zgjidhje të mira për Kosovën. Andaj, mburrja për marrëveshje të mira me Serbinë, që nuk përfshin reciprocitetin e zgjidhjeve të njëjta edhe për shqiptarët në Kosovën Lindore është një mburrje e kot dhe populiste. Ajo mund të sjell vota aktualisht, por nuk jep zgjidhje afatgjata. Vetëm një shkëputje nga logjika e zgjidhjeve që përfshijnë vetëm të drejtat e serbëve në Kosovë, dhe përfshirja në marrëveshjen me Serbinë edhe e të drejtave të shqiptarëve të Kosovës Lindore, do të mund të krijonte një situatë të favorshme për funksionalitetin e shtetit të Kosovës. Sigurisht nëse nuk jemi veç vonë dhe na duhet që pasojat e këtyre marrëveshjeve t’i mbajmë mbi supet tona për gjenerata të tëra.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit