Me moton “Transparencë dhe llogaridhënie”, VLEN shënoi dyvjetorin e hyrjes në pushtet me VMRO-DPMNE-në e kryeministrit Hristjan Mickosci në Maqedoninë e Veriut, duke prezantuar bilancin e punës dhe projektet që, sipas drejtuesve të koalicionit, janë realizuar gjatë kësaj periudhe. Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, tha se pas 24 muajsh qeverisje. Mexhiti përmendi si rezultate miratimin e Ligjit për Medresenë “Isa Beu”, avancimin e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, masat kundër lojërave ilegale të fatit, si dhe mundësinë që provimi i jurisprudencës dhe provime të tjera profesionale të zhvillohen edhe në gjuhën shqipe.
“Edhe bashkëkryetari tjetër i VLEN-it, Bilall Kasami, tha se në dy vite janë realizuar projekte që, sipas tij, kanë mbetur pa u realizuar për 24 vjet. Kasami theksoi se përfaqësimi i drejtë dhe adekuat është shndërruar në ligj, ndërsa përmendi edhe projektet infrastrukturore si rruga Shkup–Bllacë dhe Korridori 8, që sipas tij do të forcojnë lidhjen me Kosovën dhe Shqipërinë”, tha Mexhiti.
“Ai u bëri thirrje funksionarëve të VLEN-it të mbeten pranë qytetarëve, duke thënë se mandatet kalojnë, por mbetet ajo që është bërë për njerëzit”, tha Kasami.
Nënkryetarja e BDI-së, Arta Bilalli, akuzoi koalicionin VLEN dhe Qeverinë se, dy vjet pas marrjes së pushtetit, nuk kanë realizuar premtimet kryesore të dhëna para qytetarëve. Ajo tha se nuk janë përmbushur zotimet për ndryshimet kushtetuese, përfaqësimin e drejtë, Bankën Shqiptare, Ministrinë e Diasporës, Akademinë Shqiptare të Shkencave dhe Arteve, si dhe projektet infrastrukturore. Sipas Bilallit, qytetarët nuk kanë parë rezultatet e premtuara, ndërsa BDI vlerëson se shqiptarët meritojnë përgjegjësi dhe politika me rezultate konkrete, e jo, siç tha ajo, propagandë elektorale.
“Sot, pas 24 muajsh në pushtet, qytetarët shtrojnë vetëm tri pyetje: Ku janë premtimet? Ku janë rezultatet? Ku është ndryshimi? Përgjigjja është e qartë dhe e shkurtë: askund. Bilanci i tyre nuk është listë suksesesh, por listë premtimesh të përmbajtura. Premtuan Kushtetutë të re. Nuk hapën as debat.
Premtuan ndryshimet kushtetuese për 3 muaj, për 6 muaj! Pas me shume se 24 muajsh nuk ka asgje!
Premtuan barazi të plotë për gjuhën shqipe. Në vend të kësaj, dobësuan mekanizmat që e mbrojnë atë.
Premtuan përfaqësim të drejtë. Shfuqizuan Balancuesin dhe sollën një ligj që me asnjë dispozitë të tij nuk garanton përfaqësim adekuat. Premtuan Bankë Shqiptare. Nuk ekziston. Premtuan aksione deri në 10 mijë euro për çdo qytetar. Nuk ekzistojnë”, tha Arta Bilalli Zendeli.






