Ditë të nxehta përpara, parashikimi i motit për javën e ardhshme

- Advertisement -

Sipas njoftimit të IHMK-së, për ditën e hënë parashihet mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta kalimtare, ndërsa “temperaturat maksimale: 32–38°C, duke e bërë këtë ditën më të nxehtë të javës”.

Instituti bën të ditur se nga mesi i javës pritet ndryshim i motit, me depërtimin e një mase ajrore më të freskët nga veriperëndimi i kontinentit.

“Ky ndryshim do të sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave, shtim të paqëndrueshmërisë atmosferike, si dhe reshje lokale shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh”, thuhet në njoftim.

Të martën temperaturat maksimale do të lëvizin nga 32 deri në 35 gradë Celsius, ndërsa të mërkurën nga 30 deri në 34 gradë, kur priten edhe reshje lokale shiu me shkarkime rrufesh. Në zona të izoluara nuk përjashtohet mundësia e breshrit dhe erërave më të fuqishme.

Rënia më e madhe e temperaturave pritet të enjten, kur maksimalet do të zbresin në 24–27 gradë Celsius, ndërsa të premten do të jenë 25–28 gradë.

IHMK u bën thirrje qytetarëve, veçanërisht personave me sëmundje kronike, të moshuarve dhe fëmijëve, të shmangin ekspozimin në diell nga ora 10:00 deri në 17:00, të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe të kufizojnë aktivitetet fizike në ambiente të hapura për shkak të vapës së madhe në fillim të javës

Të ngjashme

Të fundit