Vjedhja e rëndë në Leposaviq/ Arrestohet edhe një i dyshuar, u kap në kufi me para

- Advertisement -

Në vazhdimësi të njoftimit të djeshëm, lidhur me rastin e vjedhjes së rëndë të raportuar në Leposaviq, ku nga një shtëpi ishin vjedhur 12,000 euro, 40,000 dinarë dhe dy zinxhirë ari, Policia e Kosovës bën me dije se ka arritur të arrestojë edhe personin e katërt të dyshuar.

I dyshuari L.B. (i mitur), është arrestuar në pikën kufitare Jarinjë, në hyrje të Republikës së Kosovës.

Gjatë kontrollit, tek i njëjti janë gjetur 5,750 euro dhe 2,000 dinarë, që dyshohet se janë të përfituara nga rasti i vjedhjes, transmeton IndeksOnline.

Pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, personi i arrestuar është liruar në procedurë të rregullt.

“Policia mbetet e përkushtuar që personat që kryejnë vepra penale të arrestohen dhe të sillen para organeve të drejtësisë.

Për çdo rast të dyshimtë, qytetarët ftohen të raportojnë në numrin 192” thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme

Të fundit