9.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Vizita e Lladrovcit në Japoni: Falënderon JICA-n për donacionet

- Advertisement -

Me rastin e pjesëmarrjes në aktivitetet përkujtimore të viktimave të bombës atomike në Hiroshima, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, me delegacionin, zhvilluan takime me disa institucionet japoneze.

JICA, Drenasit i ka ofruar ndihmë në shëndetësi – mamogrami (për identifikimin e hershëm të kancerit të gjirit), si dhe për ambient – aparatin për matjen e ndotjes së ajrit te Feronikeli, ka shkruar Lladrovci në rrjetin social.

Postimi i plotë:

Në kuadër të qëndrimit tonë në Japoni, me Sh.T.Z. Sabri Kiçmarin, ambasador, kryetarin e Istogut, Ilir Feratin dhe këshilltarët e Presidencës, Bekim Kupina dhe Dora Musën, kemi takuar kryetaren e Minatos, pjesë e Tokios, znj. Seike Ai.

Nga kryetarja e sapo zgjedhur e Minatos, znj. Ai, u informuam për arritjet dhe sfidat e komunës që udhëheq. Minato është pjesë e zhvilluar e Tokios, zemra e kryeqytetit, përplot me rrokaqiej dhe seli e kompanive të fuqishme globale.

Po ashtu, zhvilluam takim në zyrat qendrore të JICA-s (Agjencia Japoneze e Bashkëpunimit Ndërkombëtar), ku u pritëm nga z. Kei Toyama, Drejtor i Përgjithshëm, Departamenti i Lindjes së Mesme dhe Evropës si dhe z. Chiba Itaru, zëvendësdrejtor i Departamentit për Lindje të Mesme dhe Evropë.

JICA, Drenasit i ka ofruar ndihmë në shëndetësi – mamogrami (për identifikimin e hershëm të kancerit të gjirit), si dhe për ambient – aparatin për matjen e ndotjes së ajrit te Feronikeli. Për këtë përkrahje e falënderova z. Toyama dhe z. Itaru, duke shprehur mirënjohje e falënderim për donacionet që vinë nga populli mik japonez.

Japonia u gjend pranë popullit tonë kur më së shumti kishim nevojë, për të vazhduar përkrahjen edhe në shtetndërtim, në fushat e ndryshme si humanitare, shëndetësore, emergjenca, etj. Vizioni i JICA, është krijimi i lidhjeve të besimit në botë, për një botë të lirë, paqësore dhe të begatë ku njerëzit shpresojnë për të ardhme më të mirë dhe të eksplorojnë potencialet e tyre.

Agjendën e përfunduam me vizitën në Ambasadën e Republikës së Kosovës, në Tokio, ku na priti, Sh.T.Z. Sabri Kiçmari, ambasador, i cili me përvojën e tij, ndërton ura miqësie, mirëkuptimi e bashkëpunimi dhe fuqizon imazhin e shtetit tonë në skenën ndërkombëtare, në veçanti në këtë pjesë të botës.

Gjithmonë mirënjohës!

https://www.facebook.com/share/p/C4RE9hzrXFD5ac2V/?mibextid=WC7FNe

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit