“Soba me kompjutera”, Krasniqi thotë se “ideatorë të linçimit online” në VV kanë qenë Grupi i Shqipërisë

- Advertisement -

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi, ka folur sërish për ekzistencën e mekanizmit të organizuar për ofendime dhe linçime në rrjetet sociale brenda partisë Vetëvendosje.

Në intervistë në Debat Plus, ai tha se ideatorët kryesorë kanë qenë figura të lidhura me grupin e VV-së nga Shqipëria.

“Kryesisht grupi i Shqipërisë…kanë qenë ideatorët… Dejona, ai flokëqi Hoxha (Elvisi), Bojkeni (Abazi)”, deklaroi Krasniqi.

Ai pranoi se nuk e ka krijuar këtë qasje, por e ka mbështetur financiarisht.

“Nuk e kam kriju si ide, e kam mbështet financiarisht”, shtoi ai, duke e cilësuar këtë si strategji të qëllimshme për ndikim publik.

Të ngjashme

Të fundit