21.2 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Vitin e shkuar kërkonin ta largonin nga ekipi, Barça gati kontratën e re për Frenkie de Jong

- Advertisement -

Gjatë merkatos së verës të vitit 2022, “katalanasit” e Barcelona ishin të vendosur të largonin mesfushorin holandez, Frenkie de Jong, mirëpo ky i fundit refuzoi dhe me ardhjen e teknikut Xavi u kthye në një nga “gurët themel” të mesfushës.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave spanjolle, performancat e fundit të “tulipanit” të mesfushës kanë kënaqur jo pak, Presidentin e “blaugranave”, Joan Laporta, i cili ka vendosur të “shpërblejë” mos largimin e De Jong nga “Camp Nou”.

Për këtë arsye, klubi “katalanas” i ofroi mesfushorit të nënshkruante një marrëveshje të re, duke e përshtatur pagën me “realitetin e vështirë ekonomik të klubit” dhe tani palët janë duke negociuar për të zgjatur kontratën deri në verën e vitit 2028.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit