28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Viti i Ri nis me fore të VV-së me kinezë: Kurti ia kalon me ‘like’ Bidenit e Macronit, madje edhe Putinit

- Advertisement -

Se rrjetet sociale dinë të pasqyrojnë dallime të mëdha nga realiteti kjo tanimë është vërtetuar. Por ajo që ra në sy mbrëmë ishte kur kryeministri i Kosovës, një vendi prej 2 milion banorëve mori 100 mijë pëlqime në postimin e tij në Facebook, madje më shumë se liderët botërorë, shkruan Gazeta Metro.


100 mijë pëlqime në total, Kurti ‘’mposhti’’ liderët botërorë anipse vendi jonë shumë i vogël e me numër të vogël të popullsisë duket krejtësisht e pamundur që të krahasohet e të lë pas vendet e botës.

Kurti mori më shumë pëlqime se lideri rus, amerikan, francez e britanik.

Presidenti rus, Vladimir Putin mori vetëm 38 mijë pëlqime, derisa Biden 49 mijë sosh.

E vetëm rreth 10 mijë mori presidenti francez, Emmanuel Macron, në urimin e tij për fundvit.

Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje vazhdimisht akuzohej se me llogari të rreme po shtojnë klikime në emisione kur ishte i ftuar lideri i tij Albin Kurti.

Në shumë emisione shikueshmëria ishte përtej cdo realiteti. E për këtë ekspertët e teknologjisë kishin hasur profile të rreme, nga Kina, India e vende të largëta.

Postimi i fundit i Kurtit ishte një portret familjar me një mbishkrim ku urohej viti i ri 2022.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit