Viti 1992: Foto e papublikuar e Hashim Thaçit dhe Adem Demaçit në protestë së bashku

- Advertisement -

Hashim Thaçi, si lider studentor, ishte shumë aktiv në mbrojtjen e interesave të studentëve, por edhe të Universitetit të Prishtinës. Ai, në mbledhje, protesta dhe artikuj të ndryshëm, kishte kritikuar dhe akuzuar regjimin serb për shtypjen e të drejtave të shqiptarëve.

Më 12 tetor 1992, para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës ishte mbajtur një protestë për mbrojtjen e arsimit në gjuhën shqipe, pasi regjimi serb kishte përjashtuar studentët dhe profesorët shqiptarë nga universiteti dhe kishte dëbuar nxënësit shqiptarë nga shkollat e mesme.

Pjesë e protestës ishte edhe lideri studentor Hashim Thaçi, si dhe simboli i rezistencës kombëtare, Adem Demaçi.

Pjesë e kësaj proteste ishin edhe Mujë Rugova dhe Agni Dika.

Të ngjashme

Të fundit