Sulmuesi brazilian i Real Madridit, Vinicius Junior mund të marrin njërin nga dënimet më të mëdha në futbollin spanjoll, pas kartonit të kuq në ndeshjen e së premtes mbrëma ndaj Valencias.
Fitorja me rikthim 2-1 e Real Madridit ndaj Valencias u la në hije nga një polemikë që përfshiu yllin e ekipit, Vinicius Jr.
Ylli brazilian u përjashtua me karton të kuq këtë ndeshje pasi qëlloi me duar në kokë portierin Stole Dimitrievski, duke shkaktuar një reagim të ashpër nga lojtari.

Vinicius Jr tentoi gjithashtu të qëronte hesapet me gjyqtarin pasi mori kartonin e kuq, por u ndalua nga bashkëlojtarët e tij.
Sipas nenit 104 të Kodit Disiplinor të RFEF, veprimet e Vinicius Jr mund të rezultojnë në një pezullim të konsiderueshëm, duke filluar nga 4 deri në 12 ndeshje.
Nëse do t’i jepej dënimi maksimal, Vinicius Jr do të humbiste një pjesë të konsiderueshme të sezonit, duke u rikthyer vetëm në ndeshjet e fundit.