“Vijat e kuqe”, Kosova rrezikon cikle të pafunda zgjedhore

- Advertisement -

Si shkak i mosbashkëpunimit mes partive politike, Kosova shkoi në zgjedhje për herë të pestë brenda 15 muajve.

Vijat e kuqe për njëra tjetrën, bënë që partitë të mos gjejnë një gjuhë të përbashkët për çështjen e Presidentit.

Profesori Avdi Smaljaj vlerëson se nëse nuk arrihet një bashkëpunim, zgjedhjet do të jenë të pafunda.

“Arsyeja pse ne kemi pasur gjithë këto zgjedhje në kohën e fundit janë pikërisht vijat e kuqe që partitë ja kanë vendosur njëra tjetrës me arsye dhe pa arsye ndoshta edhe jo të justifikueshme por një gjë duhet të dijnë partitë që jetojmë në plularizim në një sistem shumë partiak, në një sistem zgjedhor proporcional që e bën të domosdoshme koalicionin dhe bashkëpunimin në mes partive politike. E vetmja mënyrë si mund të qeveriset vendi është bashkëpunimi në mes partive, nëse ato i mbajnë vijat e kuqe ne do të shkojmë pafundësisht në zgjedhje”, vlerëson ai.

Por Smaljaj thotë se duhet punë për ti larguar vijat e kuqe ndaj njëri tjetrit.

“Vijat e kuqe nuk janë çështje e një deklarate, kam vija ose skam vija të kuqe, partitë duhet të punojnë që ti zbehin këto vija që ekzistojnë. Këto vija të kuqe fuqizohen në rast se partitë politike vazhdojnë me këtë gjuhën polarizuese, fyese ndaj njëri tjetrit dhe pastaj këto vija bëhen të pakalueshme dhe partitë detyrohen me e dërgu vendin prapë në zgjedhje dhe të maltretojnë qytetarët”, thotw profesori universitar.

Se vijat e kuqe nuk duhet të ekzistojnë, e thotë edhe politologu Adrian Zeqiri, mirëpo ai thotë se ka një problem.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, e ka përmendur në vazhdimësi që Kosova mund të futet në cikle të pafunda zgjedhore, në rast se nuk gjendet një zgjidhje për Presidentin.

Të ngjashme

Të fundit