Veteranët e Kosovës zhvillojnë ndeshje miqësore me veteranët e FC Ingolstadt 04

- Advertisement -

Kombëtarja e veteranëve të futbollit të Kosovës ndodhet në Gjermani, ku sonte, në orën 19:00, në Ingolstadt, zhvillon një ndeshje miqësore me veteranët e FC Ingolstadt 04.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, i cili ka theksuar se kjo përballje përfaqëson më shumë sesa një ndeshje futbolli, duke shërbyer si mundësi për forcimin e miqësisë, respektit dhe lidhjeve ndërmjet dy vendeve.

Ademi ka shprehur kënaqësinë për ritakimin me ish-futbollistët që ndër vite kanë dhënë kontribut të çmuar për futbollin e Kosovës dhe që vazhdojnë ta përfaqësojnë vendin me krenari.

Ai u ka uruar suksese veteranëve kosovarë, duke shpresuar që kjo mbrëmje të jetë e mbushur me emocione të bukura sportive.

Të ngjashme

Të fundit