Mërzinë e mbajti në zemër, por shpresën nuk e humbi.
E më këtë, vëllai i ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, Abdyli po e pret edhe paraditen e 16 shtatorit, kur edhe do të shpallet vendimi për katërshen e çlirimtarëve që po gjykohet për gati 6 vjet në Hagë.
Rrahjen e çekanit në gjykatore, krejt familja nga Negroci i Drenasit nuk do ta presin bashkë, meqë disa prej tyre tashmë janë në Hagë.
Edhe Buroja e Skenderajt është bërë gati që ta pres ish-presidentin, Hashim Thaçi. Krejt hapësirat e këtij katundi janë mbushur me fotografitë e tij.
Më së shumti mallë për përfaqësuesin politikë të UÇK-së ka nëna e tij. Te moshuarën dy ditë më parë e vizitoi kushëriri Milazim Thaçi, i cili e pati këtë llaf me të.
Atmosferë e njëjtë është edhe në Aqarevë të Skenderajt, prej nga edhe vjen Rexhep Selimi.
Ndonëse qe e qetë, kështu nuk po janë zemrat e të afërmve të tij, pasi po e presin me ankth përgjigjen e gjykatës.
Festën e kanë në mendje edhe fqinjët e Kadri Veselit në lagjen Bair të Mitrovicës.
Këta krejt bashkë, vendimin për Veselin, por edhe të tjerët do ta shikojnë përmes këtij ekrani.
Këta theksuan se 16 shtatori është dita me e rëndësishme për Republikën, ndaj edhe thanë se presin vendim lirues.






