Mijëra shqiptarë janë mbledhur para Gjykatës Speciale në Hagë, në prag të shpalljes së vendimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Qytetarë nga Kosova dhe vende të ndryshme të Evropës kanë udhëtuar drejt Hagës për të shprehur mbështetjen e tyre për ish-krerët e UÇK-së. Para objektit të Dhomave të Specializuara janë parë flamuj të UÇK-së dhe pankarta mbështetëse.
Vendimi pritet të shpallet më 16 shtator dhe po ndiqet me interes të madh në Kosovë dhe nga mbështetësit e të akuzuarve.






